“Investoni se do bëheni të pasur”/ Zbulohet skema e mashtrimit të Call Center-it, kush janë 6 vajzat e arrestuara

Pas arrestmeve të kryera të 8 punonjësve të disa Call Centre ditën e sotme, policia e Shkodrës ka zbardhur skemën se si funksiononte punë në këto biznese që thuajse kanë lulëzuar në të gjithë vendin.

Sipas informacionit të policisë grupi të të rinjëve, mashtronte qytetarë në Bashkimin Europian duke I ftuar që të investonin në bursa; kriptomonedha apo forex.

“Koka” e gjithë këtij mashtrimi ishte një shtetas polak i cili ishte i ri në këtë biznes.

Bëhet me dije se shtetasi i huaj e kishte hapur biznesin e tij vetëm një vit më parë.

Përgjithësisht personat që kontaktoheshin ishin shtetas gjerman ose spanjoll. Pasi binin në kontakt me ta, punonjësit, të cilët ishin disa të rinjë nga shkodra iu jepnin “prehve të tyre” disa instruksione.

Filozofia dhe karremi I këtij mashtrimi ishte pasuria. Punonjësit e këtij Call Center-i. të cilët i prezantoheshin si përfaqësues të brokerave të ndryshëm me vendnodhje në BE dhe iu thuhej se nëse investonin sipas këshillave të tyre do të bëheshin të pasur.

Pasi bindeshin, të mashtruarit dërgonin paratë në llogaritë bankare ku i thonin punonjësit e Call Center-it në Shkodër. Pasi dërgonin paratë, viktimat mbaheshin në kontakt nga punonjësit duke iu kërkuar të rrisnin investimin. Kjo gjë përsëritej vazhdimisht deri sa qytetari kuptonte se ishte mashtruar. Në këtë moment punonjësit e Call Center-it ndërprisnin çdo kontakt me të.

Në llogari të kësaj veprimtarie të paligjshme, bëhet me dije se janë vënë në prangat e policisë 6 vajza dhe 2 djemë.

Të arrestuarat janë:

1.Elisa Kolndreu

2. Olda Shpendi

3. Aishe  Baci

4. Senada Alija

5. Sonila Alija,

6. Ervin Osja,

7. Nikolin  Toma

8. Ysniela Dalipi

Gjithashtu u be shpallja ne kërkim dhe po punohet per kapjen e shtetasve

1. Paëel Wziontek,  (shtetas polak)

2. Alma Sokoli, (bashkejetuesja e tij)

3. Klodian  Memo/ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT