Xhaçka reagon pas artikullit të “The Times”: Lajm i rremë… Dhe nuk jam “ai”, por “Ajo”!

Më herët gjatë ditës së sotme, në gazetën prestigjoze britanike “The Times” dhe median “Daily Mail” u publikua lajmi se plani për kthimin e Shqipërisë në një kamp refugjatësh po vazhdohej nga qeveria britanike dhe se këtë herë për të stimuluar dicka të tillë, do të jepeshin nga 100 mijë euro për secilin emigrant që shteti ynë do të strehonte.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila e cilësoi si një lajm të rremë dhe u shpreh e revoltuar për ngatërrimin e bërë nga gazeta, ku shkruhet sikur në postin e ministrit të qëndronte një burrë.

Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka:

I njëjti lajm i rremë i vjetër këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si The Times!
Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai” por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT