Rama “paqe” me Lelin, Afrim Qendro nga Vlora emërohet prefekt i Tiranës

Afrim Qendro është zgjedhur prefekt i Tiranës. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga Këshilli i Ministrave. Qendro ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Vlorës më 22 korrik të vitit të shkuar.

Emërimi i tij u bë objekt i përplasjeve të forta në Vlorë, mes kryebashkiakut Dritan Leli dhe Qendros, i cili kishte bekimin e Ramës, duke tentuar që të marrë kompetencat qytetarit numër një të Vlorës. Por në këtë luftë që përfshiu edhe ndërkombëtarët, e kjo duket se ka detyruar palët që të ulin armët, pasi vetë Rama do të deklaronte se Qendro nuk do të ishte nënkryetar i bashkisë.

Kështu në shtator të këtij viti, Qendro do të jepte dorëheqjen. Ndërsa aktualisht po i besohet prefektura e Tiranës. Ai ka qenë më herët edhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT