“Berisha do të jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë”, Hoxha: Firmat nga Basha janë verifikuar nëpërmjet…

I ftuar ditën e sotme në emsionin “Breaking” në Top News ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike Indrit Hoxha për të folur mbi temën “Vërtetësia e firamve të Foltores”.
I pyetur nga moderatorja Gjoni, Hoxha ka thënë se shumë shpejt me ardhjen e Republikanëve në pushtet në SHBA Berisha do të jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë.
Sidorela Gjoni: Çfarë i jep një kryetar ‘non grata’ PD sot?
Indrit Hoxha: I jep Shqipërisë opozitën e munguar prej vitesh. Unë ju siguroj se mbas datës 11 marrdhënia Shqipëri-SHBA do jetë më e fortë.
Unë ju siguroj gjithashtu që zoti Berisha do jetë në Shtëpinë e Bardhë i ftuar. Ai është nga politikanët që ka patur prplasjet më të mëdha me politikanët në SHAB.
Kështu që mos u çudisni. PD shumë shpejt do vij në pushtet.
Nga ana tjetër Indrit Hoxha ka konfrimuar se Basha i ka parë dhe verifikuar nëpërmjet të tjerë personave.
“Të gjitha këto firma janë të vërtetë dhe janë të marra nga drejtues të PD, anëtarë dhe pjestarë të tjerë të cilët kanë fuqin e kërkimit të Kuvendit Kombëtarë të Partisë Demokratike.
Kuvendi i PD-së është organi politik vendimmarrës më i madh që ka PD. Kuvendi mund të shkrijë edhe PD. 4200 delegatë që kanë fiirmosur janë struktura e PD, janë kryetar seksioni, delegatë, pjesë e PD, janë zyrtar të PD.
Une nuk e di që roja apo recepsionisjta është shefi i protokollit.
Firmat janë në parti, të shkoj Basha tek zyra e Palokës dhe ti shoh. Firmat nga Basha janë verifikuar nëpërmjet të tjerëvë.”- tha Hoxha./Gazeta Shqip