Mediat zbulojnë notën e protestës që ambasada greke i bëri Metës: Bëri xhiro…

Mediat greke raportojnë për një notë proteste që ambasada e Greqisë ka bërë ndaj presidentit shqiptar Ilir Meta.
Shkak për këtë është bërë nëj ekzpozitë me foto të organizuar nga shoqata çame në gardhin e presidencës, që u vizitua personalisht dhe nga vetë Meta.
Mirëpo mediat greke si “Protothema” dhe “Himara.gr”, e quajnë “provokues” Ilir Metën, pasi sipas tyre ai bëri xhiro në ekspozite dhe se fotot ishin të pavërteta, pasi sipas tyre aty jepej pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia.
“Fotot, të cilat janë postuar në gardhin e jashtëm të pallatit presidencial shqiptar, shoqërohen me akuza ndaj vendit tonë për “gjenocidin e Çamësisë”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “territore të pushtuara shqiptare””, shkruajnë mediat greke.
Sipas himara.gr, ekspozita u organizua nga Fondacioni “Camëria Hasan Tahsini” dhe Akademia “Rrënjët Shqiptare”.



