Plasin akuzat, s’ka më paqe në PD/ Berisha: Nxirrni tabulatet, Basha më lutej aman mos përmend Suel Çelën

Ish kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Foltoren e zhvilluar ne Librazhd per ti dhene pergjigjie Bashes ne lidhje me akuzat se Suel Çela eshte marre me firmat e mbledhjes se Kuvendit me 11 dhjetor.

Berisha thote se duhet te kontrollini tabulatet e Bashes ku i kerkonte gjate fuishates qe te mos i permendte emrin Suel Çeles.

“Basha bëri fjalë për lidhje të krimit me mua dhe Foltoren. Secili prej jush të vijë dhe të shkruajë emrin: Sonil Çela. (Ndërhyjnë demokratët, i korrigjojnë emrin).

Suel më falni. Do t’ua tregoj se është më rëndësi. Ja ku dalin 26 statuse në Facebook-un tim. E kam denoncuar atë unë më shumë se të gjitha mediat.

Merrni pak Bashën, po ia ka përmendur emrin njëherë.

Merrjani tabulatet që më thoshte mua: Aman mos ia përmend emrin. Ja ku e keni pra. I ka ngelur vetëm shpifja dhe trillimi”, deklaroi Berisha./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT