“Po të kisha benzinë, nuk kishit për ta gjetur kurrë”, del ekspertiza për vrasësin e 8-vjeçarit në Fier: Nuk ka probleme mendore, flet me gjakftohtësi për ngjarjen

Ka dalë në rezultatet përfundimtare ekspertiza paraprake që i është bërë Klodian Çalamanit në paraburgimin e Vlorës.
Sipas ekspertizës Klodian Çalamani, vrasësi i fëmijës 8-vjeçar në Grecalli të Fierit, nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Çalamani ka folur me gjakftohtësi të plotë për vrasjen e Mateos 8-vjeçar, si në ambientet e paraburgimit, ashtu në Policinë e Fierit në momentin që u arrestua.
“Klodian Çalamani nuk ka probleme të shëndetit mendor”, thuhet në ekspertizën e bërë 38 vjeçarit.
Ditën e djeshme gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Kujtojmë se dje, avokati Ermal Hamatajka treguar detaje tronditëse nga dëshmia e autorit të vrasjes, i cili ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte djegur, për të mos e gjetur kurrë trupin.