Sa kanë firmosur për “Foltoren”/ Noka: Basha, Kalë Troje në PD

Flamur Noka deklaroi se në 71 degët e Partisë Demokratike, delegatët kanë firmosur me mbi 50 për qind thirrjen e Kuvendit Kombëtar më datë 11 dhjetor.
I ftuar në Politiko me Alfred Lelën në Top News, deputeti Noka tha se vetëm në 2-3 degë të vogla niveli i firmosjes është më i ulti, por sërish mbi 50 për qind.
“Mallaksra dhe Vau i Dejës janë firmosur me 52 për qind. Imagjinoni se çfarë është bërë me degët e tjera me 90 për qind, 90 e ca për qind. Ky është realiteti. Me 71 telefonata ishin vërtetuar të gjitha dhe nuk duan ta pranojnë sepse Lulzim Basha është peng”, tha Noka.
Deputeti demokrat mendon se Lulzim Basha është “Kali i Trojës” në Partinë Demokratike.