VIDEO/ Rama zbulon destinacionin më të ri turistik, që ka pritur me mijëra vizitorë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fundjavë, duke publikuar një video ku prezantohen bukuritë e liqenit të Komanit. Më saktësisht nga Maja e Murgës.

Rama shkruan se Maja e Murgës është destinacioni më i ri turistik i Pukës, që sipas kreut të qeverisë dhe vetëm këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë.

“Mirëmëngjes, dhe me bukuritë që shtrihen mbi liqenin e Komanit, Maja e Murgës, destinacioni më i ri turistik i Pukës që këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në Facebook./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT