Të përfshirë në dosjen “Taçi”, merren në pyetje Francesco Zummo dhe Fabio Petruzzella

Prokuroria italiane ka marrë në pyetje një ditë më parë Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella në llogari të dosjes “Taçi”.
Bëhet me dije nga informacionet e deritanishme se sipërmarrësi dhe fiancieri janë pjesë e dosjes hetimore të pastrimit të mbi 18 milionë eurove, për llogari të një sipërmarrësi i akuzuar për riciklim të kapitaleve të mafias siciliane Cosa Nostra.
Sipërmarrësi 90 vjeçar Francesco Zummo është paraqitur para prokurorit Alfredo Motalto i shoqëruar nga avokatët e tij Gioaçhino e Sbaçhi, ku nuk ka pranuar t’i përgjigjet asnjë pyetje.
Ai ka zgjedhur heshtjen duke lënë gjithcka në duart e avokatëve mbrojtës.
Nga ana tjetër ndryshe ka qenë sjellja e ekonomistit Fabio Petruzzella, i cili përballë prokurorëve i ka konsideruar akuzat ndaj tij si “fjalë vetëm fjalë”, duke zvogëluar peshën e tyre. Petruzzella, i shoqëruar nga avokatët e tij Roberto Tricoli e Luigi Micel, e ka konsideruar punën e tij të ligjshme.
Ai është shprehur se transferimi i parave po kryhej në një fazë kur pasuria e sekuestruar prej 150 milionë euro e sipërmarrësit sicilian Francesco Zummo, i kishte skaduar afati i masës paraprake “nën sekuestrim”, por që për vërtetësi të fakteve u shndërrua në akt përfundimtar me vendim të Gjykatës së lartë.
Emrat e tyre janë bërë publik disa ditë më parë teksa në ‘skenë ‘ ka dalë edhe boznesmeni, ish-pronar i Taçi Oli, Rezart Taçi./ Gazeta Shqip