“O Land zgjohu”, Rama “shkund” zv/ministrin: Duhet ta meritosh postin që ke, një vit kohë ke…

Kryeministri Edi Rama ka patur ditën e sotem një mesazh të qartë për zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë Roland Kristo.

Rama është shprehur se  Kristo duhet të tregoj që e meriton postin që ka aktualisht dhe të jetë korret dhe serioz për të.

Në fund kreu i qeverisë është shprehur se është pak problem “të mbajmë Landin zgjuar, por këtu ndoshta ndihmoni pak ju. Merrjani numrin e telefonit dhe dërgoni mesazh të gjithë para se të dilni në det ‘O land zgjohu’”.

Nga ana tjetër Rama i ka siguruar të gjithë peshkatarët dhe kapitenet se  nga ana e tij dhe e Ministres së Bujqësisë Frida Krifca nuk do të mungoj puna dhe përkushtimi.

“ Kjo është detyra jote. Duhet ta tregosh se e meriton të qëndrosh aty ku je si zëvendësministër, duke sjellë faktet sa prej tyre vitin e ardhshëm do të marrin nga Garabncia Sovrane dhe sa anije do të riparohen me mekanizmin e ri që po ndërtojmë. Jo vetëm vitin e ardshëm por në 4 vitet e ardhshëm. Nëse sot ka ardhur dita që peshkatarët tanë të shkojnë deri në Senegal të luftojnë, kanë nevojë për fuëi më të madhe motorike. Duhet t’ia japim ne oksigjenin. Unë ju garantoj se 4 vite rresht do të fimnancojmë ccdo vit e më shumë flotën. Në mënyrë që cilido prej jush të ketë kapacitete për të rritur biznesin e tij. Gjëja tjetër, dua të bësh merkaton, jo të dëgjoj historira unë 8 vjet merkatoja merkato. U bë merkatoja e Shëngjinit, po bëhet e Vlorës në rregull, dua tjetër këtu. Do të bëhet merkato model. Bashkë me drejtorin e portit do të ulesh dhe me keta, dhe gjithë këtë pjesë duhet të behet aksesibkle për qytetarët . Është detyra jote. Menaxhimin do e bëni ju vetë peshkatarët, s’ka si e bën shteti. Merrni ekspertët e huaj ku të jenë më të mirët, caktoni një drejtor. S’kemi pse e zgjasim. Vitin e ardhshëm dua të vish këtu me mua të hapim themelet e merkatos. Në rregull një vit kohë ke. U bë sikur shesim bomba. Edhe per shkollen je ti pergjejges. Une ti them publikisht qe te te rrine te qafa te gjithe pastaj, te te duket vetja sikur je ne rrjete. Me vjen shume keq per ju durrsaket se jam dhe deputet i juaji, por ai i Vlores do te jete me i mire. Une do bej cmos per ju, Frida nuk diskutohet, kemi cik problem te mbajme Landin zgjuar, por ketu ndoshta ndihmoni pak ju. Merrjani numrin e telefonit dhe dergoni mesazh te gjithe para se te dilni ne det ‘O land zgjohu’.- i tha Rama zëvendësministrit Kristo./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT