Meta nuk i ndahet Bashës, nxjerr videon e vitit 2015 për “artistin e Rilindjes”: Është i pakënaqur sepse respektoj Berishën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vijuar përplasjen me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, si dhe ka konfirmuar edhe një herë marrëdhënien e tij të mirë me Sali Berishën.

Pasi iu përgjigj ashpër përmes zëdhënësit të tij, Meta ka sjellë në vemendjen edhe një deklaratë të bërë nga vetë ai në vitin 2015.

“Të dashur miq, Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Meta, ndërsa e quan Bashën, artisti i Rilindjes.

Në këtë deklaratë, kur Meta ishte në aleancë me PS-në dhe ishte në rolin e kryetarit të parlamentit, ai theksonte deklaron se Basha është i vetmi lider opozite që kërkon largimin e kryetarit të parlamentit dhe jo të kryeministrit.

Sipas Metës, e gjithë ‘meria’ e Bashës kishte të bente me faktin që Meta respektonte shumë të gjithë demokratët në Parlament por kryesisht Sali Berishën.

Meta në videon e 2015: Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare, kryetari i PD-së z.Basha nuk ka nevojë të jap sqarime. Është i vetmi kryetar opozite që në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit si në çdo vend të botës, por kërkon dorëheqjen e kryetarit të parlamentit. E kuptoj kush është arsye. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që tregoj ndaj liderit historic, ndaj zotit Berisha. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen e terrorit të saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama.

Pse nisi përplasja

Dje në një intervistë për Zërin e Amerikës  bëri akuza të forta ndaj Ilir Metës, edhe pse u mundua ta ndajë Metën si President dhe Metën si politikan.

Basha tha se si President Meta ka mbajtur qëndime të drejta në mbrojtje të Kushtetutës, or si politikan ai shkatërroi fushatën e opozitës dhe të LSI-së në veçanti duke çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës.

“Nuk ka qenë Presidenti Meta i përfshirë në “trekëndëshin e Bermudës”. Ndaj Presidentit dhe qëndrimeve të tij të drejta në raport me Kushtetutën ne kemi mbajtur qëndrime të qarta mbështetëse, madje më shumë se LSI-ja.

Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta, i cili nëse më pyesni, dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës në bindjen time, të LSI-së në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës.

Pra, kur përmend “trekëndëshin e Bermudës”, përmend personin Ilir Meta, politikanin Ilir Meta dhe jo institucionin e Presidentit të cilit i kemi dalë në krah sa herë ka qenë në krah të kushtetutës. Por, për sa i përket pjesës tjetër mund të flasim gjatë. Jam i sigurt që do ketë akuza e sulme të shumta.

Kalërimi i kulturës së linçimit, gënjeshtrave, spekulimeve të ndodhura këto dy muaj është gjëja më e thjeshtë, por edhe unë jam i qartë, i vendosur dhe më i fortë se kurrë nga forca e demokratëve për të qëndruar përballë çdo trekëndëshi dhe çdo kombinimi interesash personale të një grushti sado të fuqishëm por të vogël njerëzish që sot qëndrojnë përballë shumicës së shqiptarëve.

Ne do t’i japim zë shumicës së shqiptarëve, ne do ta çlirojmë shumicën e shqiptarëve nga interesat personale, nga frika dhe hallet personale që mbajnë peng Shqipërinë dhe zhvillimin e saj demokratik dhe perëndimor” – tha Basha./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT