Shqipëria pjesë e samitit të thirrur nga Biden, Spiropali në Forumin “E Ardhmja e demokracisë” në Lituani

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndodhet në Vilnus të Lituanisë, ku po merr pjesë në Forumin “E Ardhmja e demokracisë”.

Forumi i nivelit të lartë, ku Shqipëria përfaqësohet nga ministrja Spiropali është prelud i Samitit për Demokraci, iniciativë e Presidentit Joe Biden, i cili do të zhvillohet në datat 9-10 dhjetor.

Në këtë Samit, vëmendja dhe përkushtimi do t’i dedikohet mbrojtjes kundër autoritarizmit, luftës kundër korrupsionit, dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Spiropali shkruan se gjatë Forumit është  takuar me Nën Sekretaren e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya.

“Vilnius, Lituani. Me Nën Sekretaren e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya, në Forumin “E Ardhmja e Demokracisë” në përgatitje për Samitin e Demokracisë, iniciative e Presidentit Biden ku Shqipëria është e ftuar si partnere e besuar dhe e sigurt në betejën e përbashkët për proceset demokratike në botë.”

Presidenti amerikan Joe Biden, po përgatitet që të mbajë një premtim të fushatës elektorale, duke mbledhur për herë të parë në fillim të dhjetorit një grupim virtual prej mbi 100 udhëheqësish botërorë në “Samitin për Demokracinë”, pjesë e të cilit do të jetë edhe Shqipëria.

Angazhimi i administratës Biden ndaj samitit mbi demokracinë, sinjalizon dëshirën për një unitet më të madh demokratik, si dhe për përgjegjësinë unike të Shteteve të Bashkuara për të bërë bashkë vendet që bartin të njëjtat vlera dhe ide.

Në këtë Samit, vëmendja dhe përkushtimi do t’i dedikohet mbrojtjes kundër autoritarizmit, luftës kundër korrupsionit, dhe promovimit të të drejtave të njeriut”, shkruan Spiropali.

Shqipëria pjesë e samitit të thirrur nga Biden, Spiropali në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT