Çfarë do të ndodhë me 11 Dhjetor? Përgjigjet Noka: Delegatët po KËRCËNOHEN, do marrim vendim për të larguar “PENGUN”

Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi se më 11 Dhjetor do të mbahet Kuvendi i PD, ku do të merren vendime të rëndësishme. Ai u shpreh në “News24” se delegatët e partisë janë kërcënuar dhe presionuar nga lart, ndaj disa prej tyre nuk kanë firmosur ende.

I pyetur nëse po shkohet drejt një partie të re, Noka u shpreh se më 11 Dhjetor do të jetë një parti më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë rreth Sali Berishës, e cila do të marrë vendimin për të larguar “pengun”( Lulzim Bashën).

Pyetje: Çfarë do ndodhë me 11 Dhjetor?

Noka: Me 11 dhjetor është kuvendi i Partisë Demokratike, një shumicë absolute. Janë mbi 300 të listuar që na kanë thënë se nuk kanë firmosur për disa arsye…Presionohen direkt apo indirekt që të jenë me Bashën dhe jo me Berishën. A donit të dinin kush është me Rama…kjo pra është. Ajo që organizoi Basha është anti-miting. Do të ketë ndryshime statusore që do të demokratizojnë PD, do ta hapin dhe sigurisht do të ketë vendim për të larguar pengun. 18 dhjetori është anti-miting , i Ramës i Soros dhe pengut të tyre

Pyetje: Kanë ngelur më foltore?  

Noka: Kanë ngelur edhe disa foltore dhe dpo të jetë një javë e ngjeshur, ka foltore përditë. Nesër është me gratë në Tiranë, të martën në Mat, të enjten në Kucovë, të premten në Kurbin me demokratë atje.

Pyetje: A po shkohet drejt një partie të re?

Noka: Në datën 11 do të ketë një parti më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë rreth Sali Berishës dhe demokratëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT