LIVE- Tensionohet situata në Vlorë/ Familjarët e 8-vjeçarit gjuajnë me gurë godinën dhe tentojnë të hyjnë brenda burgut

Familjarët e Mateos që u vra në Fier nga Klodian Çalamani janë acaruar para burgut ku ndodhet i izoluar autori, ku kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të godinës, pasi ata nuk i lejonin të hynin brenda.

Nëna e 8-vjeçari madje ka marrë radion e policisë që komunikon duke ia hedhur në tokë.

Madje një grua, pasi qëllon me gurë nga kangjellat ku qëndron edhe kordoni i policisë, tenton që të hyjë brenda duke u ngjitur nga rrethimi.

Lexoni edhe:

Mos e shtyni !!! Nëse keni thonjtë e verdhë ose kërpudhat, duhet ta bëni menjëherë…
Sponosored by MonadPlug
Por pavarësisht tentativës së saj, ajo nuk është lejuar nga policët. Këta të fundit kanë kërkuar që familjarët të tërhiqen. Familjarët e viktimës bënë thirrje që autori që qëndron në izolim, Klodian Çalamani të nxirret jashtë dhe të japë arsyen se pse e vrau 8-vjeçarin.

Vrasja e Mateos ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që familja e tij po bën një peticion ku kërkon dënimit me vdekje të autorit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT