“Ne nuk hamë bar” / Berisha mesazh Yuri Kim: Nuk shkel në zyrën time pa kërkuar falje

Sali Berisha përçoi dy mesazhe në drejtim të Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
I pari lidhej me deklaratën e ambasadores, që tha se SHBA do të shkëpuste marrëdhëniet me Partinë Demokratike nëse kjo e fundit do të drejtohej nga një person i shpallur “non grata” nga Uashingtoni.
“Jo tha se po fitoi Berisha, tha zonja e cila shkelmoi Kushtetutën, nuk do i jap dorën e s’do i trokas në derë. O zonjë dera e Berishës në çdo pozicion do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin me të vetmin kusht: që nëse quhet Yuri Kim, në çdo pozicion nuk do të shkelë kurrë në zyrën time pa kërkuar ju kërkuar falje”, tha ai.
Ish-Kryeministri shtoi se ndjesën nuk e donte për vete, po për gjithë demokratët, duke iu referuar një deklarate të mëhershme të ambasadores, që para vendimit të përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat tha se “partia s’mund të hajë bar”.
“Do të ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” deklaroi Yuri Kim në fund të korrikut.
Për këtë deklaratë, Berisha e paralajmëroi thuajse tre muaj më vonë.
“Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne nuk hamë bar, ne kemi përmbys diktatorë”, tha ai.