VIDEO/ Familjarisht ‘non grata’ nga SHBA, krah Berishës shfaqet publikisht edhe e shoqja, takim me gratë demokrate në Tiranë

Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme në Rogner një takim me gratë demokrate.
Ajo që u vu re, ndryshe nga herët e tjera, ai shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.
Kujtojmë se familja Berisha është shpallur non-grata nga SHBA prej disa muajsh. Sali, Liri, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi Berisha ndalohen të shkelin në territorin amerikan.
Ndërkohë në takimin e së dielës nga gratë demokrate u vu re pjesëmarrja e Albana Vokshit, Edith Harxhit, Nadire Meçorapajt etj.