Berisha sulmon reformën: Vettingu funkisionon në bazë të krahinës dhe besimit fetar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar reformën në drejtësi duke e quajtur si të kapur nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë “foltores” me gratë demokrate, Berisha tha se vettingu funksionon në bazë të krahinave dhe besimit fetar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjithë shqiptarët pritën që vettingu të ishte një radiografi, dhe t’u jipte atyre gjykatës e prokurorë që meritonin. Por vettingun e morën në dorë Engjëll Agaçi dhe Pamela Balluku. Si ka mundësi që vihet fshesa sipas krahinave dhe besimit fetar në sistemin e drejtësisë. Lexoni studimin e Euroneës, tregon që vetëm 6% e shqiptarëve besojnë se ia vlente kostoja e kësaj reforme. Të gjitha këto kanë një ekzekutor dhe ky është Edi Rama, por kanë patur një padrino dhe ky është George Soros.