Dikur e kishte këshilltar, Martin Henze i kthehet kundër Bashës dhe i publikon transaksionet “kriminale” të lobimit: Je anti-amerikan!

Martin Henze, zyrtari gjerman që dikur sulmonte ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, sot është kthyer kundër kryedemokratit Lulzim Basha me një lumë akuzash.
Henze, i cili ka mbajtur për një kohë edhe postin e këshilltarit pranë Lulzim Bashës, thotë se kryetari i PD-së është anti-amerikan, anti-BE dhe anti-shqiptar.
Ai i ka publikuar edhe dokumentet e transaksioneve “kriminale” të lobimit në SHBA, duke e akuzuar për bashkëpunim me rusët dhe serbët.
“Një lider opozitar, si Basha, që kryen transaksione kriminale në SHBA, në prapaskenë Rusët, është partner, është partnet, serbët dhe rusët, që nuk zbatojnë kushtetutën, ligjet, shpif për anëtarët e opozitës, është anti-amerikan, anti-BE, anti-shqiptar”, ka shkruar Henze në Twitter.
An opposition leader,like Basha, who carries out criminal transactions in the USA,in the background the Russians ,is a partner, the Serbs and Russians,who does not abide by the constitution,laws, slander all the members of the opposition, is an anti-American,anti-EU,anti-Albanian pic.twitter.com/F9aI3ksln3
— Martin Henze (@GSKStrategy) November 21, 2021