Mediat: Ilir Meta kërcënon Bashën nga oborri i Rogner: I thuaj do të q… Ilir Meta!

Presidenti Ilir Meta, ka habitur të pranishmit në ambjentet e Hotel Rogner pasditën e sotme.

Sipas dëshimtarëve okularë, Presidenti Ilir Meta ka kapur për krahu deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, duke thënë fjalë të rënda per liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, transmeton Albeu.com.

“Thuaji Lulit, se do ja q. …”, kanë qenë vetëm disa nga fjalët e përdorura nga presidenti Meta ndaj Lulzim Bashës.

Të gjitha të sharat dhe ofendimet në adresë të Lulzim Bashës, Meta i ka bërë me zë të lartë, duke bërë që të dëgjohet nga të gjithë të pranishmit në ambjentet e hotelit.

Polemikat në distancë mes liderit të PD-së dhe presidentit Ilir Meta, ka disa ditë që kanë nisur, por të gjithë ngrejnë pikëpyetje për këtë mllef kaq të madh të presidentit Meta ndaj Lulzim Bashës./TemA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT