Pastori Akil Pano kundër dënimit me vdekje: Histeri kolektive, nuk ngrihet shteti mbi vdekjet

Akil Pano, pastor i njohur del publikisht kundër kthimit të dënimit kapital në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Breaking”, Pano ka komentuar ngjarjet më të fundit të ndodhura në Shqipëri, siç ishte vrasje në mënyrë makabre të 8-vjeçarit në Fier dhe të vetëvrasjes së 13-vjeçarit pas imitit të aplikaconit Tik-Tok në Lushnje.
Për ngjarjen në Lushnje, pastori Akil Pano u shpreh se Shqipëria po vuan nga pandemia e prindërimit, pasi shumë fëmijë lihet vetëm të pa monitoruar, pasi prindërit e tyre nuk kanë kohë, kryejnë dypunësime dhe lihen pas dore. Ai u shpreh se dikur ka pasur edhe shtëpi pioneri kur fëmijët shkonin e angazhoheshin me muzikë, apo kurse të tjera, duke u bërë pjesë e shoqërisë.
Sa i përket ngjarjes së rëndë në Fier, pastori Akil Pano doli kundër rikthimit të dënimit me vdekje, pasi siç u shpreh ai në emisionin Breaking në Top News, shteti nuk mund të ngrihet mbi vdekjet.
“Nuk jam për dënimin me vdekje, kemi nevojë për të forcuar institucionet, rehabilitimin e kriminelëve, ata kur dalin duhet të kenë një kujdes nga institucionet shtetërore. Po rikthemi drejt histerive kolektive. Nuk mund të justifikoj këtë që po them në një dimension, sepse dhimbja e dy prindërve për rrëmbimin e fëmijës është skaji i mundshëm, e duket se legjitimon kërkesën e tyre, por me dënimin me vdekje pra shteti nuk evokon dhe të ngrihet mbi vdekjet. Nuk është thjesht mëkati i madh i provës së gjyqtarëve, por më tej mëkat i madh i shoqërisë. I kemi dhënë konsensus mitmarrjes, ryshfetit që i japin mjekëve, gjyqtarëve. I japin konsensus nëpërmjet heshtjes dhe atyre politikanëve që kanë kërkuar të ulet dënimi fëmijëve tyre. Pra heshtja jonë i ka dhënë një spektri të gjerë, bjerrjes së shoqërisë”, u shpreh Pano.
Ndërsa theksoi se “shteti pranon një lloj falimentimi me në të këtij akti, një lloj dështimi në luftën përballë krimit. Duhet të forcohen ligjet dhe institucioni i llogaridhënies së nuk ekziston duhet të ndërtohet, institucioni i ringritjes së personave vurnerabël duhet të ringrihet”.