“Duam të heqim stresin për…”/ Rama për paketën fiskale: Sot 110 mijë biznese të vogla kanë 0 tatime

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj kanë prezantuan sot paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël.

Sipas kreut të qeverisë, sot ka 110 mijë biznese të vogla që kanë 0 tatime, ndryshe nga 60 mijë që ishin në 2013 dhe tatoheshin 10%.

Rama u ndal dhe tek fiskalizimi, duke theksuar se objektivi është heqja e stresit për sipërmarrësit.

“Të mbajmë një regjim me taksë zero mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla dhe nga ana tjetër pa TVSH deri në 100 milion xhiro.

Dua të sjell këtu disa shifra, duke filluar nga njëra e cila është kuptimplotë duke pasur parasysh pamjen e situatës ku ndodhemi, duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje në krye të herës. Bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10%.

Sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero. Kjo vlen edhe për t’iu thënë të gjithë atyre që flasin për falimentime, mbyllje e shkatërrime dhe në radhë të parë atyre që bien pre e kësaj propagande se në terrenin e fakteve dhe shifrave biznesi i vogël është forca më e përkrahur dhe më e mbështetur nga qeveritë tona.

Sot kemi hyrë në një fazë komplet të re për gjithë biznesin, në fazën e fiskalizimit. Kemi 67% të bizneseve të vogla me certifikatë elektronike dhe 32% biznese të vogla që kanë filluar të lëshojnë fatura të fiskalizuara.

Kjo për shtetin, për biznesin e vogël dhe për të gjithë ata që janë të interesuar për më shumë shpenzime kapitale, më shumë investime, kopshte, shkolla, çerdhe, rrugë, shërbime shëndetësore ka domethënie të madhe sepse nga njëra anë nuk përkthehet si presion fiskal për biznesin e vogël, por ama duke u fiskalizuar biznesi i vogël mbyll të gjitha shtigjet për të mëdhenjtë që ta përdorin biznesin e vogël si shkarkues të informalitetit të tyre dhe faktikisht sposton paratë e të mëdhenjve, që deri dje shkonin në kanalin e informalitetit drejt arkës së shtetit. Po ashtu shumë e rëndësishme që jo vetë marka e shtetit do ketë disponim shumë më të madh, jo vetëm për adresuar më shumë fonde për nevojat, por njëherë e mirë të gjithë do të çlirohen nga makthi i kontrollit të inspektorëve, i arbitratietit e kështu me radhë”, u shpreh Rama.

“Ka krevate aty për prostituta?”/ Flet xhaxhai i 62-vjeçarit që shfrytëzonte seksualisht adoleshenten: Lokalin nuk e përdorte
Shqipëria Live – Krimi me të miturit duket se po rritet dita ditës
gazeta-shqip.com
“Ishte e tmerrshme”/ Ish-e dashura e Princ Harry-t habit me deklaratën: Jam me “fat” që marrëdhënia me familjen mbretërore… (FOTO)
“Me djalin e hallës shkova me dëshirë, s’më përdhunoi”! Shokon vajza nga Durrësi e zhdukur prej një muaji
E përplasi me makinë për t’i shpëtuar jetën! Shikoni VIDEON se ç’bën ky HERO në Holandë, e pabesueshme
Trondit ministri gjerman: Në fund të dimrit, qytetarët do të jenë vaksinuar, shëruar ose do të kenë vdekur
“Ju thashë që është i rrezikshëm”/ Kledi zbulon sekretin e tij para të gjithëve: Fle pa të mbathura
“Grabitësi i shkurtër i Mykonos”! Kush është “XHUXHI” shqiptar që zbrazi vilat e ishullit GREK
gazeta-shqip.com
“Aq famë sa ke fituar ti në gjithë këto vite, Antonela e ka fituar për…”/ Meridiani nuk ia përton Einxhelit: Çfarë pune bën ti?
gazeta-shqip.com
“Pro bashkimit me Shqipërinë”/ Vuçiç reagon ndaj Kurtit: Mua do të më varnin nëse…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT