“Nëse hidhet edhe një shashkë…”, Meta tregon çfarë i thanë gjermanët Bashës: Ky dridhej, është në borxhe që nuk i lan dot

Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë një komunikimi me gazetarët iu përgjigj deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se “të gjithë demokratët i njohin bëmat e gjëmat e Ilir Metës”.

reu i Shtetit u shpreh se ai vetë nuk ka asnjë hall por ka qenë aty për të ndihmuar çdo shqiptar, demokrat, socialist apo çdo qytetar pa parti qoftë ai. Sipas Metës sjellja dhe akzuat e Bashës tregojnë  se ai është në borxhe që nuk i lan dot.

Pyetje: Pse e e keni ndihmuar Bashën?

Meta: Ilir Meta ka për detyrë të përmbushë detyrimet e tij. Se çfarë njohin demokratët unë jam këtu dhe i hapur për të dhënë llogari. Zotëria disa ka provokuar se kështu është kurdisur, është në borxhe që nuk i lan dot. Unë i them që nuk të ndihmon dot Meta se nuk i ka mundësitë, jo se nuk do të kishte dëshirë, sepse u përpoq që të të ndihmonte kur ishte kryetar parlamenti për reformën territoriale, të dërgoi zotin Fino dhe Vasilin dhe të dhanë ofertën që sill platformën tënde që ne ta miratojmë me konsensus.Të dhanë ofertën në emër të Metës që ta miratonin pa konsensus dhe ai kurrë nuk e bëri një gjë të tillë. Ai çfarë bëri? Dogji mandatet. E di pse mu lut në Gjermani? Se e kishin thirrur se ishin të tmerruar këtu ngaqë shihnin lajmet nga këtu, me gaz dhe dhunë. (Nxirr fjalimin e Bashës) Ky e therrët popullin dhe pastaj ia lë popullit përgjegjësinë.

Atje i thanë nëse hidhjet vetëm një shashkë ne do të distancohemi nga ty. Ke thënë më kanë thënë gjermanët digj mandatet, kështu i thanë ata, ndaj dridhej ky. Gjermanët më thanë të lutem shikoje çështjen e Kushtetutës që të jepet mundësia edhe opozitës që të regjistrohet në zgjedhje. Kjo është e vërteta por nuk jam penduar. Nga një akt që bëri presdenti, cili politikan do të digjej më shumë? Lulzim Basha. A nuk u vu presidenti në qendër të sulmeve? Disa faktorë kërkonin të impononin me forcë ndryshimin e kufijve në ballkan.

Si shpërblim për mbështetjen, që iu jepej për planet për ndtrsyhimin e kufikve në ballkan, në kurrizin e shqiptarëve. ky është raporti im me zotërinë, unë e kam bërë që të mos përplasen demokratët me socialistë. Sa njerëz janë plagosur në protestat që thirri ky. I tha Meta këtij mos hyj në zgjedhje? Kush bojkotoi 13 Tetorin? Kam vetëm një lutje, mos bojkoto demokratët se këtu nuk mund të ndihmoj dot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT