Ndryshon rroga minimale, Rama prezanton dy MASAT E RËNDËSISHME të paketës fiskale: Ja si do i punësojmë personat që marrin ndihmë ekonomike

Kryeministri Edi Rama në një takim me biznesin e vogël ka prezantuar dy masat e rëndësishme të paketës së re fiskale. Ai është shprehur se rroga minimale do të shkojë 320 mijë lekë, masë e cila pritet të fillojë nga 1 janari, teksa shtoi se syniumi është që deri në fundin e mandatit rroga minimale të shkojë në 400 mijë lekë.
Gjithashtu kryeministri u shpreh se po punohet që të punësohen në bizneset e vogla edhe personat që përitojnë ndihmë ekonomike, ku një pjesë të rrogës së tyre do e paguajë shteti.
Përsa i përket masës së dytë në paketën e re fiskale, Rama tha se nuk do të taksohen rrogat që shkojnë deri në 400 mijë lekë, nga 300 mijë që ëhsta aktualisht rroga e pataksuar.
“Dy masa të rëndësishme të paketës fiskale që janë me impakt edhe për biznesin e vogël janë: E para, rritje e pagës minimale në 320 mijë lekë të vjetra, me ambicien që brenda mandatit të shkojmë në 400 mijë lekë të vjetra. Po punojmë në një skenmë bashkëpunimi me biznesin, por është ende herët që ta zbuloj këtë sepse jemi në punë e sipër, por duam të ndërlidhim biznesin e vogël, pse jo edhe të madhin për personat me ndihmë ekonomike, dhe të kërkojmë nga biznesi aleancë për të punësuar njerëz që janë në ndihmë ekonomike, duke ia kaluar si pjesë të pagës ndihmën ekonomike. Nëse kemi një pagë mnimale që shkon në 320 mijë lekë, një pjesë të kësaj page e paguan shteti, dhe pjesën tjetër e paguan biznesi.
Tjetra, deri sot, ne kemi pagë pa taksë 300 mijë lekë. Me paketën e re, paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë lekë. Kjo prapë është një stimul pozitiv për ata që lekët që ia paguajnë shtetit do e çojnë në shtëpi”, tha Rama.