“Doja edhe një mandat si President”, Meta: Por, 25 prilli m’i prishi planet. Rikthehem në politikë

Presidenti Ilir Meta thotë se rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit ka ndryshuar planet e tij.

“Më 25 korrik 2022 rikthehem aktiv në politikë, sepse nuk kam rrugë tjetër. Këtë e diktoi 25 prilli”, tha ai.

Më 24 korrik të vitit të ardhshëm, Metës i përfundon mandati si President. Ai tha se plani i tij ishte që të qëndronte edhe një mandat tjetër si President, për të mbrojtur Kushtetutën dhe shtetin nga pushteti. Por, pas zgjedhjeve të fundit kjo ka ndryshuar.

Meta deklaron se nuk do të pranojë edhe nëse Edi Rama dhe Lulzim Basha do t’i propozojnë që të qëndrojë edhe një mandat tjetër 5-vjeccar si President.

“Kurrë dhe asnjëherë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT