Ngjarja tragjike ku humbën jetë shqiptarët/ Hetuesi bullgar flet për dyshimet e para rreth aksidentit

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Hetimeve Bullgare Borislav Sarafov tha se shkak i tragjedisë me autobusin maqedonas mund të jetë ndonjë gabim i shoferit ose ndonjë problem teknik me autobusin.

Ndërkohë ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, i cili ishte në vendin e aksidentit ishte bashkë me kryeministrin bullgar Stefan Janev, tha se shkaqet e aksidentit do të sqarohen gjatë hetimit.

Ai ka theksuar se përveç autobusit të djegur kanë qarkulluar edhe tre autobusë të tjerë. Autobusi i aksidentuar lëvizte i fundit. Bankina në autostradë është shkatërruar nga autobusi dhe ka shumë mundësi që zjarri të ketë ndodhur në kontakt të autobusit me gardhin mbrojtës, tha Rashkov.

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Struma” në Bullgari, në të cilin sipas informacioneve të parë jetën e kanë humbur 46 persona.

Në një deklaratë për BNT, Zaev tha se për aksidentin ka qenë i informuar nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe nga kryeministri Stefan Janev.

Zaev ka thënë se menjëherë është nisur për në Bullgari dhe se atje janë edhe ekipe të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për aksident të një autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut. Për momentin 46 pacientë e kanë humbur jetën, ndërsa të mbijetuarit janë dërguar në spital. Pjesa më e madhe e personave që humbën jetën janë shqiptarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT