Tragjedia shqiptare në Bullgari/ Ja nga cilat qytete janë 46 viktimat e aksidentit

Viktimat nga aksidenti rrugor, i cili ndodhi në Bullgari, janë nga Shkupi, Strumica, Manastiri dhe Velesi, njofton btvnovinite.bg. Ndërsa më herët u bë e ditur se një shtetas nga Presheva dhe një tjetër nga Belgjika ishin në autobusin që u shkrumbua.

Sipas btvnovinite.bg. nga këto qytete janë organizuar ekskursionet. Në aksidentin rrugor në Bullgari kanë ndërruar jetë 46 persona, ndërsa 7 kanë shpëtuar. NJë 17-vjeçare dhe 6 të rritur janë hospitalizuar në një Spitalin Porogov në Bullgari dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov, në një deklaratë për mediat ka theksuar se një ndër shkaqet e aksidentit të tmerrshëm mund të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara të shoferit.

Ai thekson ndër të tjera se pamjet ishin të frikshme, pasi nga zjarri ishin shkrumbuar edhe llamarinat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT