VIDEO/ “Gërdec” në Beograd, viktima dhe të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë armësh

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm, që ka ndodhur rreth orës 14:00 në fabrikën e armëve në Leshtane të Beogradit.

Numri I viktimave mund të rritet, ndërsa ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të disa personave që po konsiderohen të zhdukur.

Shpërthimi ka qenë aq shumë i fuqishëm, sa disa shtëpive u janë thyer xhamat.

Deri më tani shkaqet janë të panjohura, ndërsa mediat serbe raportojnë se rrjedhja e një derivati shkaktoi zjarrin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT