E dhimbshme/ Aksidenti tragjik në Bullgari, këta janë 10 anëtarët e familjes Jahiu nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën sot

Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari tronditi gjithë Ballkanin këtë të martë. Në mesin e viktimave ishin 10 anëtarët e familjes Jahiu nga Morana e Maqedonisë së Veriut. Ata kishin postuar një selfie në rrjetet sociale, para se aksidenti fatal t’iu merrte jetën, raportojnë mediet në Maqedoni.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm ku një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari.

Në aksident kanë humbur jetën 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT