“Rama dhe Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë”, Nishani ‘plas’ deklaratën

Ish-Presidenti Bujar Nishani akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se kanë kryer një akt të rëndë.

Sipas Nishanit, Rama dhe Basha kanë bashkëpunuar për asgjësimin e alternativës politike në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë!

Më i rëndi i bërë prej pushtetarësh në periudhën post diktatoriale të Shqipërisë.

Më të rëndë se paaftësia, më të rëndë se korrupsioni, më të rëndë se mashtrimi !

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik.

Ky akt i rëndë i bërë në bashkëpunim prej tyre, e rëndon edhe më shumë peshën e dëmit dhe përgjegjësisë që ju takon të paguajnë.

Ky akt i rëndë qëndron jo thjesht tek fakti se u ideua, planifikua dhe nisi kundra Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila pëfaqëson gjysmën e elektoratit shqiptar, por më së shumti tek malinjiteti i modelit të “fasadë opozitës”, të opozitës në mëshirën e fatit që cakton pushteti, të konceptit se shqiptarët janë qënie të “klasit të dytë”.

Ky akt i ulët është i pafalshëm !

Të ringremë PD, që të shpëtojmë Shqipërinë !

Back to top button
LAJMET E FUNDIT