Devijohet trafiku, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Ja zonat që nuk mund të kalohet sot dhe nesër në Tiranë

ARRSH kla bërë një njoftim të rëndësishmë për të gjithë shoferët.

Bëhet me dije se gjatë natës së datave 25 dhe 25 nëntor (sot dhe nesër) do të devijohet trafiku në kryeqytet nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Ky devijim do të ndodhë si pasojë e punimeve që do të kryhen në rrugën paralele perëndimore (në krahun e pallateve).

Mësohet nga njoftimi zyrtar se kufizimi do të zgjasë prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.

Në këtë situatë të gjitha automjetet që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta si dhe do të bllokohen degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor në drejtim të rrugës “Tom Plezha”.

Njoftimi

Fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2

Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00

Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.

Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT