“S’ke respekt për ne shqiptarët e Maqedonisë”/ Rama-komentuesit: E kam treguar me vepra

Tragjedia në Bullgari ku humbën jetën 44 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ka sjellë diskutime mes komentuesve dhe kryeministrit Edi Rama. Një prej tyre në komentin e tij shkruan se kryeministri nuk ka treguar respekt për ta.

“Kryeministër as një farë respekti për ne shqiptarët e Maqedonisë, kjo është turpi më i madh në gjithë historinë e kombit shqiptar. Arsyen tregoma dhe je një ndër më të pa interesuarit kjo është turpi më i madh, trego arsyen në qoftë se ke“, shkruan komentuesi.

Ndërkohë Rama shkruan se ka shprehur ngushëllimet e tij që mëngjesin e asaj dite kur ndodhi aksidenti tragjik dhe se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet.

“Unë i kam shprehur ngushëllimet qysh në mëngjes herët, sapo mora lajmin e keq të tragjedisë, ndërkohë që kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit për të mësuar se kur e si do të zhvillohet, nëse do të zhvillohet një ceremoni zyrtare lamtumire për viktimat! Kështu që fjalën turp le ta mbajë kush e përdor pa pikë lidhje, ndërsa respektin për shqiptarët e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra”, përgjigjet Rama.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT