Degët 3 dhe 6 të PD-së SFIDOJNË Bashën, lexohen “live” emrat e firmëtarëve për Kuvendin Kombëtar

Dhjetra anëtarë të Partisë Demokratike nga degët 3 dhe 6 në Tiranë kanë pranuar të bëjnë publikë emrat duke konfirmuar se kanë firmosur mandatin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së pas kërkesës së Sali Berishës.

Një përfaqësuese e këtyre degëve është shfaqur sot para kamerave në zyrën e Edi Palokës, prej ku ka lexuar emrat e rreth 57 firmëtarëve për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Ajo tha se janë edhe 7 anëtarë të tjerë që ndodhen në marrëdhënie zyrtare, ndaj nuk kanë pranuar t’i lexohet emri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT