Dje denoncoi falsifikimin e firmës, anëtarja e Kuvendit të PD i bën kërkesën e papritur Edi Palokës

Freskida Rapo denoncoi ditën e djeshme falsifikimin, sipas saj, që i është bërë formularit për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Sali Berisha.
Anëtarja e Kuvendit Kombëtar të PD-së tha dje se nuk ka firmosur asnjë formular, dhe se firma e saj është falsifikuar. Tashmë Rapo ka kërkuar nga Edi Paloka që t’i vendosë në dispozicion formularin që mban emrin dhe firmën e saj.
Mbetet për t’u parë nëse Rapo do të bëjë denoncim në prokurori, siç i sugjeroi edhe Agron Shehaj, për falsifikimin e formularit duke përdorur gjeneralitetet e saj.