“I blej vetë domatet, shkoj dhe tek kasapi”, Balla ironizon Bashën: Luli çohet vonë, s’ka marrë vesh që jemi takuar me fermerët

Vetoja e Bullgarisë e paralajmëruar sërish nga ambasadori i këtij shteti në Bruksel, ka alarmuar Bashkimin Europian. Mësohet se komisionieri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka pasur një bisedë telefonike për këtë ccështje, në prag të mbledhjes së pritshme në fund të dhjetorit mes ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së.
Por në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ambasador bullgar ka shprehur qartë qëndrimin se do ta vendosë veton, majde ai ka propozuar në ndarjen e vlerësimit për të dy shtetet, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por duket se një ndarje e tillë, është refuzuar nga ana e Komisionit Evropian.
Bisedën telefonike mes presidentit Rumen Radev dhe komisionerit Varhelyi e ka konfirmuar presidenca bullgare. Sipas deklaratës mësohet se Bullgaria nuk është tërhequr nga qëndrimi i saj për të mos i dhënë dritën jeshile Shkupit.
Bullgaria pret që dialogu me Maqedoninë e Veriut të çojë në rezultate reale. . Presidenti shprehu gjithashtu gatishmërinë e këtij vendi për dialog dhe pyetje të qarta, për të cilat pret përgjigje dhe veprime reale nga fqinji i Bullgarisë.
Sipas Rumen Radev, marrëdhëniet dypalëshe midis Sofjes dhe Shkupit nuk duhet të jenë subjekt i ndikimeve të jashtme. Dialogu duhet të zhvillohet hapur dhe me përkushtim nga të dyja palët, gjë që do të çojë në përparim në integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kreu i shtetit si fokus kryesor i bisedimeve theksoi respektimin e të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me identitet bullgar, si dhe respektimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore bullgare dhe zhdukjen e përhershme të gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut.
Bullgaria pret që dialogu me Maqedoninë e Veriut të çojë në rezultate reale. Kështu tha presidenti Rumen Radev në një bisedë telefonike me komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, me iniciativë të komisionerit. Presidenti shprehu gjithashtu gatishmërinë e këtij vendi për dialog dhe pyetje të qarta, për të cilat pret përgjigje dhe veprime reale nga fqinji i Bullgarisë.