Kurti replikon dhe thumbon me Ramën: Koha me shi te ne, sjell bereqet, të sillemi si diplomat e të veprojmë si patriot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur me një replikë fjalën e tij ndaj homologut Edi Rama, i cili filimisht u shpreh se do të donin që t’i prisnin me ditë me diell dhe jo me shi.

Që në krye të herës, Kurti ka qenë shpotitës në fjalimin e tij, duke thumbuar Ramën. ” Edhe kur dita nuk ëstë me diell dhe bie shie, themi se do të jetë me bereqet”, tha Kurti.

Ndërsa më pas kujtoi viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, por ajo çfarë ishin si thumbime janë pikërisht mënyra e sjelljes së të dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës,  ku Kurti ka theksoi se “ne duhet të sillemi si europianë, por duhet të veprojnë si patriotë.

Ai shtoi se “Cfarëdo që po them, po analizohet mirë se ku desha të dal, po edhe sikur të mos them asgjë, prap do thoshim edhe ky është mesazh”.

Fjalimi i Albin Kurtit

I dashur Edi, ne shqiptarët jemi njerëz optimist edhe kur dita është me shi ne themi do të jetë me bereqet. Sot janë mbushur dy vite nga tërmeti që shkaktoi 51 viktima, familjarët kanë pikëllim ndjejmë që dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Kjo është mbledhja e parë e imja si kryeministër i Kosovës dhe sa herë që vij në Shqipëri kam një ndjesi të veçantë që nuk përshkruhet lehtë as shpjegohet kollaj. Siç thotë këngëtari Nikoll Prengvukaj ne jemi si një lis me dy degë, pra me pak vjlë “jemi një”. Ajo që ndjej në Kosovë e cila kaloi shekullin e fundit duke valuar flamurin kombëtar, ka një lloj ndrydhje kur flitet për Shqipërinë. Pra befas e gjithë shoqëria në Kosovë përjetoi njw zëvendësim për të cilin nuk u pyet që e bën më të dhimbshme dhe nuk e bën korrekte të diskutohet.

Të thuash se të jemi të lumtur se jemi një komb i ndarë, është marrëzi, të thuash se jemi të lumtur sa jemi dy shtete, është hipokrizii, të thuash se do të jemi më të fortë që jemi dy shtete të ndara do tw ishte tepri e shkurtpamësi të thuash se angazhohesh për pajtim kombëtar, do të quanin nacionalist, e të thuash se do bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Kështu le të flasim si diplomat e të veprojmë si patriotë. Le të flasim si diplomat dhe të flasim si patriot. Mbledhja e dy qeverive tona është në horizontin e integrimeve drejt Bashkimit Europian. Integrimi mes shteteve tona është e domosdoshme. Si patriot duhet ti forcojmë dy shtet tona duke i forcuar më shumë dhe qytetarët të jenë krenar. Ne kemi përgjegjësi lartësimin dhe mbrojtjen e njëri tjetrit kurdo dhe kudo. Duhet ta gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Çdo e mirë e një shteti duhet të përcillet nga dy vendet,  shtetasit të lëvizin lirshëm dhe tu zgjerohet biznesi”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT