Braçe publikon foton me karrigen bosh të Ramës: 7 muaj më parë ishim në zgjedhje, unë nuk i lë njerëzit në baltë

Erjon Braçe ka reaguar sërish pas rrëzimit të amendamenteve për ndryshimin e paketës fiskale. Me një foto duke folur nga Parlamenti, e që në sfond dukej karrigia e kryeministrit Rama bosh, Braçe ka kujtuar se shtatë muaj më parë PS-ja i fitoi zgjedhjet, duke u votuar pikërisht nga fermerët që sipas tij u lanë në baltë.
“Cili? cili qëndrim e propozim i imi nuk ishte i majtë dhe doli jashte parimeve të PSSH?”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.
Ndërsa pas risjell propozimet e tij të paketës të rrëzuar nga partia e tij, ai shton: Se unë nuk i lë njerëzit në baltë.
Statusi i plotë
7 MUAJ MË PARË ISHIM NË ZGJEDHJE;
FOLËM ME NJERËZIT, DËGJUAM, DISKUTUAM, U ANGAZHUAM NDAJ TYRE SY MË SY! NA VOTUAN!
MUA NË FSHAT SIÇ SHUMË KOLEGË TË MI!
Tani një pyetje kam: CILI QËNDRIM E PROPOZIM I IMI DJE NË #KUVEND NUK ISHTE NDARË ME BUJQIT E TË TJERË NJERËZ NË FUSHATË?
CILI? CILI QËNDRIM E PROPOZIM I IMI NUK ISHTE I MAJTË DHE DOLI JASHTE PARIMEVE TË PSSH?
CILI? JA CFARE PROPOZOVA UNE DJE:
?Për #TVSH-në;
* Rivendosjen e kompensimit 20% për bujkun/prodhimin e tij; barazimin e skemës 20/20, detyrimin e MBU për të paguar vlerën e kompensimit në fature direkt për bujkun;
* Heqjen e favorit për të gjitha furnizimet brenda hotel/resort me 5 yje brand name;
* Heqjen e favorit për furnizimin me tokë për qëllime ndërtimi dhe furnizimin me ndërtese në shitjen e parë në zonat rezidenciale jashtë zonave urbane dhe në bregdet.
* Ekuilibrimin e skemës se #TVSH për librin ne furnizime dhe në shitje 20/20;
?Për AKCIZËN;
* Heqjen e favorit për birrën e prodhuar në sasi deri në 200 mijë hektolitra dhe trajtimin e barabarte në një vlerë akcizë në rritje;
* Heqjen e favorit për pijet energjike dhe vendosjen nën regjim akcize për to dhe për pijet me gaz me sheqer të shtuar.
?Për TATIMIN MBI TË ARDHURAT;
* Ribërjen e tabelës së tatimit progresiv mbi të ardhurat nga puna dhe llogaritjen e tij për të ardhurat nga dyshemeja 40 mije lekë, për rrogat nga 40 mije deri ne 200 mijë leke, duke lehtësuar shtresën e mesme të ulet nga barra tatimore;
* Vendosjen e një afati brenda 6 muajve te parë te vitit për të miratuar një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat për të shtrirë TATIMIN PROGRESIV MBI TË ARDHURAT NGA KAPITALI.
?Për TAKSAT KOMBËTARE;
* Heqjen e përjashtimit nga TAKSA PËR QUMESHTIN PLUHUR, për fabrikat e përpunimit të qumështit;
* Vendosjen e TAKSËS për VAJIN E PALMËS në përdorimin e tij në prodhimet e bulmetit e jo vetëm.
Qëndrime:
?Nuk rriten tatimet e taksat mbi inputet bujqësore kur çmimet e tyre për të 8 muajt rresht janë në rritje-qëndrimi im për TVSH 10% për inputet bujqësore;
?Nuk mundet që furnizimi me naftë për jahtet të jetë i favorizuar me neje barrë fiskale me të ulet se sa çdo furnizim tjetër.
UNË NUK I LË NJERËZIT NË BALTË!