“Edvin, i mjeri ti çdo heqësh…”/ Berisha në sulm: Si m’u lut Basha të mos denoncoj “kriminelin e Elbasanit”

Ish-kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur sërish Lulzim Bashës lidhur me akuzat se ish-kryeministri ka bashkëpunuar me kriminelët për të mbledhur firmat e delegatëve.
Nga Kurbini, ku mbajti “Foltoren” e radhës, Berisha tha se nuk ka frikë nga kriminelët, dhe është njëriu që ka bërë më shumë denoncime.
Ish-kryeministri tha se Lulzim Basha i ka kërkuar të mos denoncojë Suel Çelën, një element I njohur për policinë në Elbasan, pasi kryetari i PD i kishte thënë “na prish punë”
“Nuk kam frikë unë nga kriminelët unë. I denoncoj për të mbrojtur qytetarët. Kam 26 statuse që kam denoncuar Suel Çelën, këtë kriminel të Elbasanit. Lulzim Basha nuk ka asnjë status. Përveç disa telefonatave me Sali Berishën, ku i thotë mos ia përmend emrin se na prish punë. Kontrolloni tabulatet. Fëmijët e mi, kurrë në jetën e tyre nuk kanë patur asnjë proces gjyqësor për asnjë çështje”, tha Sali Berisha.
Ish-kryeministri paralajmëroi edhe kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij do ketë fatin e Fatos Nanos.
“Të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e PD-së. Edvin fundin e ke të afërt, Kurbini është në këmbë, mjerë ti çdo të heqësh. Atë paralajmërim që i bëra Nano po ta bëj edhe ty nga kjo sallë, fatin e tij do të pësosh, bëj gati valixhet , nisu për Beograd . Në Shqipëri nuk ke vend, mos harro me marrë me vet edhe Lul pengun”, tha Berisha. /Gazeta SHQIP