Edita Tahiri: Shqipëria duhet të jetë lider në Ballkan, jo Serbia genocidbërëse!

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar sot se Shqipëria duhet të jetë lider në Ballkan sepse është shteti i vetëm që ka qenë faktor stabiliteti në kohë krizash e luftërash.
Në një postim në Facebook, Tahiri shkruan se Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit, pasi ka kryer shumë genocide.
“Nëse dikush duhet me qenë lider në Ballkan, duhet të jetë Shqipëria, sepse është e vetmja në Ballkan që ka qenë faktor paqeje e stabiliteti në kohët e krizave dhe luftërave. Një gjenocidbërëse si Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit”, shkruan Tahiri në Facebook.
Theksojmë se kjo deklaratë e saj vjen në një ditë kur u mbajt në Elbasan mbledhja e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan një sërë marrëveshjes, të cilat synojnë lehtësimin e qarkullimit, por edhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona.