Shoferi, një vajzë dhe një djalë 17 vjeç/ Sulmi me armë ndaj autobusit, dalin emrat e të vrarëve në Kosovë

Gazeta Express ka zbuluar detaje të tjera nga krimi tronditës në Kosovë, ku tre persona mbetën të vrarë, pasi person sulmoi me armë një autobus me nxënës.
Raportohet se të vrarë kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës, vajzë e djalë. Mësohet se djali është 17-vjeçar.
IndeksOnline ka publikuar edhe emrat e viktimave. Ata janë; Gani Gjokaj – shoferi, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj.
Dy të tjerë janë duke u trajtuar në spital dhe janë në gjendje kritike.