Oerd Bylykbashi i sigurt: Në 11 Dhjetor do të shkarkohet Lulzim Basha! Më pas Kuvendi do të zgjidhë të gjitha çështjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit do të shkarkohet nga detyra kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai u shpreh në emisionin “Opinion” se pas shkarkimit të Bashës, Kuvendi do të marrë masa për të zgjidhur të gjitha çështjet e tjera.

“Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngreh komisionin e vet dhe verifikon format se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për tu shkarkuar. Pasi verifikohet korumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet”,-tha Bylykbashi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT