“Po të rilindja do të doja të isha Berisha”/ Paloka: Heshtni përpara guximtarit

Deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar një situatë të ndodhur dje gjatë Foltores në Kurbin të ish kryeministrit Berisha, ku një qytetar i quajtur Ndue Lugja, shprehu se po të rilindte sërish, do të donte të ishte Berisha.

Paloka ka kritikuar talljet e adresuara kundrejt Lugjas, duke shprehur se ai ishte një nga studentët trima të viteve ‘90.

“Eshte e papranueshme dhe e rende ajo qe demokratet po i bejne njeri tjetrit , po i bejne vetes se tyre keto kohe. Nuk e kam per ata qe PD e shohin vetem ne formen e karriges , nga cilido krah qofshin, por per demokratet e thjeshte qe po shahen e sulmohen me njeri tjetrin sikur te jene armiq!

Shkak per keto rradhe ne fakt , u bene disa komente e ndonje shenim portalesh qe po i fryne sa te mundin sherrit ne PD. Dje ne Foltoren e Kurbinit , paska folur dhe Ndue Lugja i cili nder te tjera paska thene se po te rilindte dhe nje here do donte te ishte Sali Berisha! 

Pas kesaj erdhen “tallje” dhe ironi drejtuar Ndues! I pashe me kujdes se kush ishin ata qe “talleshin” . Shumica ishin rilindas, disa ishin profile fallco por kishte dhe demokrate qe kuptohej se nuk e njihnin Nduen!

Ndue Lugja prej vitesh punon ne Vatikan , po ne dhjetor ‘90 e ne vazhdim, ishte nga studentet me trima e guximtare qe ne njohem! Ndue Lugja vullnetarisht shoqeronte Sali Berishen ato dite kur secili nga ne e jo me Sali Berisha , ishte me “koke ne torbe”. 

Ishte koha kur luftohej me shpirt e rrezikohej koka  per liri e demokraci e nuk luftohej me brava dyersh per celsa e karrige zyrash boshe…! Prandaj perpara se te beni ironi e sulmoni njeri tjetrin, te pakten pyesni me pare se ke po sulmoni e pastaj mendohuni, per hir te kujt e cfare e sulmoni!

E kam shkruajtur dhe nje here tjeter; ata qe kontaktin e pare me PD e kane patur ne momentin kur te ndenjurat e tyre rane ne kontakt me karriget e pushtetit, bejne mire te pakten te heshtin perpara atyre qe kane rrezikuar e sakrifikuar gjithshka per PD! Mjaft i quajtet “te vjeter” se jane 100 here me te rinj se ju qe ideal keni vetem karrigen!!”, shkruan Paloka në rrjetin social facebook./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT