Greqi/ Ligjërohet Organizata e Lobit Euro Atlantik Shqiptar në Athinë

Gjykata Greke e Athinës ka ligjëruar Organizatën e Lobit Euro Atlantik Shqiptar me vendim 189/2001. Ky vendim është legjitimuar dhe shpallur në një nga gazetat zyrtare greke.
Gjyqtari Konstantinos Dalahanis, është caktuar nga kryetari i gjykatës së Athinës, duke marr në konsideratë kërkesën që u dorëzua në sekretarinë e kësaj gjykate nga Arben Cani dhe disa anëtarë të organizatës shqiptare euroatlantike Lobi. Në shkresën e cila nënshkruhet nga avokatja Kristina Papandhreu kërkohet lëshimi i urdhërit për njohjen dhe ligjërimin e organizatës.
Personat e përmendur më sipër kërkuan njohjen dhe regjistrimin e organizatës me bazë në Athinë (rruga patision nr 4) në mënyrë që të ketë personalitet ligjor.
Për arsyet e sipërpërmendura, Gjykata pranon kërkesën e bërë më datë 23.06.2020 organaizatën e cila është formuar dhe ka bazën në Athinë.
Vendimi gjithashtu urdhëron publikimin e vendimit në një gazetë ditore e cila shpërndahet në Athinë si dhe në fletën e publikimeve gjyqësore të Fondit të Punonjësve të pavarur, në sektorin e sigurimeve ligjore.