VIDEO/ Ambasadorja Kim uron në gjuhën shqipe: Gëzuar ditën e Pavarësisë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka uruar këtë 109-vjetor të Pavarësisë së vendit.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram Kim përpara Shtëpisë së Flamurit uron të gjithë Shqiptarët në shqip: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.
“Asgjë nuk mundi ta ndalojë shqiptarëtqë të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e Pavarësisë”- shkruan Kim.
Kujtojmë se ditën e sotme në Vlorë kanë qenë edhe kreu i qeverisë Edi Rama ,Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. /Gazeta Shqip