VIDEO/ Rama i rrethuar nga gratë: Çikat e Kosovës kanë zbritur në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qytetin e Vlorës për 28-29 Nëntorit dhe shënimin e 109-vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë.
Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video të veçantë, siç e quan ai, me çikat e Kosovës
“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shkruan Rama krahas videos, ku shqiptaret nga Kosova kërkojnë të bëjnë foto me kryeministrin e Shqipërisë.
Kujtojmë se në ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme në Vlorë janë bërë bashkë Kryeministri Rama, Presidenti Ilir Meta dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla./Gazeta Shqip