VIDEO/ Çfarë po ndodh në Lezhë? Banorët e fshatrave e gdhijnë me armë tek koka e krevatit, natë e ditë zgjuar

Hajdutët janë kthyer në problem serioz për banorët e fshatrave në Lezhë. Prej kohësh, ata ankohen për situatën të cilën po kalojnë.

Shumë banesa kanë rënë pre e grabitjeve, por tani banorët e kanë humbur besimin te policia e Shtetit dhe kanë vendosur të merren vetë me këtë çështje.

Dy banorë, natë e ditë rrinë me armë në krah nga frika se hajdutët mund të futen në shtëpitë e tyre.

“Po mbajmë armën te koka e krevatit. Policia s’po e bën punën, kështu që do e bëjmë ne,” shprehen ata.

Ndërkohë banorët e tjerë shprehen se ata jetojnë me frikë në banesat e tyre, dhe se duhet të flenë me rrobat veshur nga frika.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT