LAJM I FUNDIT/ Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit nga COVID, infektohet 418 qytetarë

Janë kryer 2,834 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 418 qytetarë, në këto bashki:
164 në Tiranë, 35 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 23 në Fier, 16 në Vlorë, 13 në Patos, 11 në Lushnje, 9 në Kamëz, 8 Sarandë, 7 Kurbin, Gjirokastër, 6 në Gramsh, 5 në Shkodër, Shijak, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 4 në Korçë, 3 në Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Devoll, 1 në Pukë, Vau i Dejës, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Himarë, Dropull, Pogradec, Poliçan, Librazhd.
Janë 7,422 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 49- 85 vjeç, një qytetar nga Fieri 65 vjeç.
Janë shëruar 451 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,044 që nga fillimi i epidemisë.