(VIDEO) Uroi pavarësinë me diktatorin/ Nuk ndalet deputeti: Enverin e kemi bërë armik padrejtësisht, ka kontribute

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, ka dalë sërish në mbrojtje të diktatorit Enver Hoxha.

Ai ka reaguar pas urimit që bëri një ditë më parë në grupin e “Whatsapp-it” në Komisionin e Sigurisë, ku krahas flamurit shqiptar, kishte të stampuar një figurë të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Sipas deputetit socialist, diktatori Enver Hoxha ka kontribut të madh, dhe është bërë padrejtësisht armik.

“Jemi mësuar t’i themi muaji i festave të nëntorit. Disa festa i festojmë, disa të tjera i kemi harruar. Por në themel të kujtesës tonë kanë ngelur 3 festa, 27 nëntori që është ngritja e flamurit në Lushnjë, 28 nëntori ngritja e flamurit në Vlorë dhe 29 nëntori dita e çlirimit të atdheut. Është festa më e madhe pa të cilën, Shqipëria nuk do të ishte si kjo Shqipëri që kemi sot. Mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontributin e tij përderisa ne nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëheqës tjetër. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër le të shprehet se historianët janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminela dhe këto fakte janë nga më të ndryshmet, që nga balli kombëtar dhe Legaliteti, të cilët nga armiq më pas u rreshtuan në krahun e fituesve.

Ndërsa më pas ai ngurroi të sulmonte demokratët, duke theksuar se në atë komision ka edhe nipër të Isa Toskës.

“Në atë komision ka edhe njerëz që janë nipër të Isa Toskës, unë nuk jam nipi i Enver Hoxhës, por në jam si të gjithë shqiptarët që s’mund ta harroj historinë nga i cili kemi ardhur ne si komb”, theksoi Çela.

Ditën e djeshme, Çela uroi kolegët e tij në Komisionin e Ligjeve për festën e shpalljes së pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha dhe i ofendoi më tej me fjalë të papërshatshme”, ka deklaruar deputeti i PS-së.

Pas mesazhit që revoltoi demokratët, kolegët e deputetit të PS, i dolën në mbrojtje duke thënë se Çela e kishte bërë për humor, ndërsa një tjetër tha se i kishte humbur telefoni. Por deputeti Bujar Çela i qëndron mesazhit që dërgoi në grupin e punës me kolegët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT