“Më rr*an l*sht kush s’më njeh …”/ Skandali i deputetit që uroi me foton e Enverit, Balla zbulon se çfarë ndodhi

Deputeti socialist Bujar Çela u përfshi dje në një skandal, pasi uroi në grupin e Whatsapp të komisionit parlamentar ku bën pjesë, Ditën e Pavarësisë me një flamur ku shihet dhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Postimi i tij shkaktoi revoltë tek deputetët e PD-së, të cilët kërkuan urgjentisht që ta fshinte mesazhin.
Në kundërpëgjigje Çela u përgjigj duke shkruar “Rrituni për Shqipërinë që duam!” dhe më tej përshkallëzimit të debatit, Çela iu përgjigjh “Më rruan lesht kush s’me njeh mua dhe kohën!”
Në një reagim, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se ka marrë sqarime nga deputeti, i cili i ka thënë se aparati celular ishte përdorur nga persona të tjerë.
“Kam marrë paraprakisht një sqarim nga deputeti në fjalë. Bëhet fjalë për përdorim të aparatit celular nga persona të tjerë. Do të jetë verifikim në aspektin e sjelljes dhe kodit të etikës brenda grupit tonë parlamentar dhe Kuvendit të Shqipërisë. Gjithçka e çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të bëhet ku proces verifikimi”, ka deklaruar Balla.
Nuk dihet nëse qendron versioni i Taulant Ballës, por në të dyja rastet kemi të bëjmë me skandal./Gazeta SHQIP