“Bashkimi kombëtar” acaron Vuçiçin: Pas deklaratave të Ramës, jam i bindur për të mos njohur Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar përsëri lidhur me deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të bëra në krah të homologut kosovar Albin Kurti për një bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Presidenti Vuçiç deklaroi në një televizion kombëtar serb se tani është akoma më i bindur se nuk duhet ta njohë Kosovën.

Vuçiç ritheksoi mos reagimin e ndërkombëtarëve për deklaratat, e papërgjegjshme siç i quajti ai, të Albin Kurtit.

“Imagjinoni, sikur njëri prej nesh të thoshte që Republika Srpska duhet të bashkohet me Serbinë. Ndërkombëtarët do të reagonin menjëherë, ata do të na thoshin se ne jetojmë me të kaluarën dhe se jemi barra e Ballkanit për të sjellë kriza dhe gjithçka tjetër”, ka deklaruar Vuçiç.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët në Elbasan me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se do të votonte pro një referendum për bashkim kombëtar.

“Kjo është pyetje apo është “provokacja” sepse unë s’kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur “po””, ka deklaruar Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT